Vllaznia e femrave ka arritur të bëjë krenar çdo shqiptar, duke u kualifikuar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, aty ku u rendit e para në fazën e grupeve. Pak kohë më parë, u hodh shorti i fazës me eliminim direkt dhe shkodraneve u ra një short me fat duke parë kundërshtaret e mundshme që mund të kishte.
Në “Loro Boriçi”, Vllaznia luan ndaj Fortuna Hjorring, skuadër kjo nga Danimarka. Ekipi kuqeblu synon të vazhdojë historinë në Champions dhe pse jo të tentojë një tjetër hap të madh. Sa i përket formacioneve, trajneri Nikolin Leka nuk ka preferuar të bëjë ndryshime me goleadoren Doçi që e nis nga minuta e parë.
Formacionet:
Vllaznia: Etzel, Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Suenson, Doçi, Eberhardi, Franja, Gjini, Dauzat, Doile.
Trajner. Nikolin Leka
Fortuna: DAuigerti, Andersen, K.Holmgard, Himle, S.Holmgard, Lundgard, Snerle, RAsk, Moler, Nielsen, Fransi
Trajnere. Kerri An Kueton