Klubi shkodran edhe njëherë tjetër ka kërkuar mbështetjen e tifozëve të saj për të qenë pranë edhe në ndeshjen e rradhës me Flamurtarin.
Konsiderohet një takim shumë i vështirë dhe për këtë arsye, prania e tyre do të ishte një plus për kuqeblutë në fushë.
Klubi Vllaznia përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka hedhur një video të zgjedhur ndoshta jo rastësisht.
Pikërisht me pamjet e ndeshjes së vjetshme ndaj Flamurtarit e cila ka qenë ndoshta vërtetë dramatike sepse golat e fitores u shënuan në minutat shtesë dhe kjo solli shumë emocione tek tifozët shkodranë në shkallët e “Loro Boriçi”.
Mbase këtë herë, ndeshja do të zgjidhet më shpejt por e rëndësishme është të arrihet fitorja.
www.shkodrasport.com