Ditën e sotme Vllaznia do të luajë ndeshjen ndaj Kamzës e cila është e para zyrtare për këtë vit. Në kampin shkodran ka ditë që përgatiten për këtë takim dhe dëshira është për të arritur një fitore të pastër, me të cilën të shohin pastaj më të sigurtë drejt ndeshjes së kthimit.

Ditën e djeshme ka qenë trajneri Lika ai që bëri të ditur se objektivi i Vllaznisë është kualifikimi për më tej në këtë kompeticion.

Ndërsa sot ka qenë vetë klubi shkodran që përmes faqes zyrtare u ka bërë ftesë tifozëve për ta mbështetur skuadrën sepse vetëm me ndihmën e tyre mund t’ia dalin për të arritur këtë objektiv.

“Sot Vllaznia do te luaje ndeshjen e pare zyrtare per kete vit. Ajo do te ndeshet me Kamzen, ne kuadrin e ndeshjeve te vlefshme per Kupen e Shqiperise.

Kuqeblute do kerkojne kualifikimin per ne turin tjeter dhe per kete arsye, sot do synojne nje rezultat sa me te mire.
Ftojme tifozet shkodrane ta mbeshtesin skuadren tone ne kete ndeshje qe nis ne oren 14.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi”- shkruhet në faqen e klubit.
© shkodrasport.com