Diten e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia ka publikuar çmimet e biletave per ndeshjen e rradhes ndaj Kukesit, duke u bere thirrje per te qene te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe per ta mbeshtetur ne kete ndeshje te rendesishme.

Por nderkohe nje tjeter “Vllaznia”, ajo e basketbollit po ashtu u ka bere thirrje tifozeve shkodrane per ta mbeshtetur skuadren ne ndeshjen gjysmefinale te kampionatit, ate ndaj Tiranes, qe do te luhet neser ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ne fakt, kuqeblute e Damian Bekteshit e kane mundur Tiranen edhe ne “strofullen” e saj te merkuren duke hedhur nje hap shume te rendesishem per kalimin ne finale. Ajo mund te vuloset ne rast te nje tjeter fitoreje neser pasdite.

Interesimi duket i madh ne Shkoder per kete sfide te shumepritur te basketbollit. Çmimi i biletes eshte simbolik, vetem 100 leke te reja dhe mendohet qe kapaciteti i pallatit te sportit “Qazim Dervishi” te jete i mbushur plot.

Ndryshimet e fundit tek basketbolli, por rikthejne interesin per kete sport dhe padyshim qe do te synohet deri ne fund fitimi i titullit kampion qe do te ishte i 10-ti per te. Dhe per te shkuar drejt tij, fillimisht duhet kaluar Tirana.

Nje kundershtar qe tifozet shkodrane ne fakt “e kane shume qejf” dhe per kete arsye neser do ta mbeshtesin ne menyren e duhur Vllaznine per marrjen e nje tjeter fitoreje ndaj saj, nje fitore kualifikimi per ne finale./SHKODRA-SPORT.COM/