Seria prej tre fitoresh rradhazi, Vllaznia futsall eshte ndalur sot serish nga Flamurtari kryesues. Vlonjatet ne kete menyre i kane mundur shkodranet per te dyten here ne kete kampionat, duke treguar edhe njehere tjeter se vetem ata mund te jene rivalet e tyre ne luften per titull.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 5-4. Duhet thene se takimi eshte shoqeruar me probleme teksa ne pallatin e sportit nuk ka patur asnje punonjes sigurie!!!
Megjithate ne fushen e lojes, futbollistet e Vllaznise jane munduar te tregojne vlerat e tyre me te mira, paçka se situatat e krijuara kane patur ndikimin e vet. Per vlonjatet golat jane shenuar nga Shehaj (3), Kalus dhe Leci. Nderkohe kater golat e shkodraneve mbajne firmen e Djepaxhise, Tafilit, Gjoklajt dhe Mesit.
Pas javes se peste te kampionatit, Flamurtari udheheq i vetem renditjen me 15 pike te plota, i ndjekur nga Vllaznia e cila ndodhet ne vendin e dyte me 9 pike e me pas vijne Tirana e Partizani.(www.shkodrasport.com)