Ndonëse nuk e nisi mirë pjesmarrjen në turneun ndërkombëtar të futsallës në salla të mbyllura, ekipi i Vllaznisë ka arritur të sigurojë daljen në tetëshen e ekipit më të mira të këtij turneu që do të vazhdojnë garën më tej për fitimin e këtij trofeu. Një gjë e tillë ndodhi pas fitores së arritur mbrëmë ndaj ekipit të Strugës me rezultatin 8-2. Autorë të golave për ekipin shkodran kanë qenë Erion Mandi (2), Ermir Lera (2) dhe nga një gol kanë shënuar Besford Gjoklaj, Ezmerald Osmani, Ardit Mesi e Denis Dyca.

Sipas trajnerit Bujar Celufaj, “Vllaznia futsall” me dy fitore dhe një humbje, ka zënë vendin e parë në grupin e saj duke u kualifikuar për në tetëshe. Ende nuk dihet kundërshtari i saj në këtë tur pasi nuk kanë përfunduar grupet e tjera megjithatë objektivi i shkodranëve është për të shkuar më tej. Në këtë turne të sivjetëm marrin pjesë 24 ekipe nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

www.shkodrasport.com