Vllaznia futsall ka marre fitoren e dyte ne kampionat. Kete here ajo ka mundur me nje rezultat te thelle 12-2 ndaj ekipit te Forcave te Armatosura, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbremjen e djeshme.
Ka qene nje perballje e dominuar ne te gjitha drejtimet nga kuqeblute te cilet kane marre nje fitore te lehte. Protagonisti kryesor i Vllaznise ne kete ndeshje ka qene futbollisti Denis Çokaj i cili ka shenuar plot 4 gola duke qene percaktues ne marrjen e ketij rezultati.
Nderkohe Semir Gokaj dhe Saimir Hyseni kane shenuar nga dy gola secili ne kete ndeshje, ndersa nga nje gol kane shenuar Alsid Tafili, Arsen Mesi, Ari Djepaxhia dhe Besfort Gjoklaj kane shenuar nga nje gol secili.
Vllaznia futsall kesisoj pas tre javesh kampionat ka dy fitore te arritura dhe nje humbje, nderkohe qe ndeshjen e ardhshme do ta kete ndaj ekipit te futsalles. (www.shkodrasport.com)