Vllaznia do të jetë në finalen e kampionatit kombetar te futsalles dhe bashke me Flamurtarin do të diskutojnë një tjetër finale, atë të kampionatit të futsallës. Vllaznia në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Edro Vlorës ka fituar me rezultatin e thellë 7-3.
Takimi i luajtur ne “Asllan Rusi” në fakt nuk ka nisur mirë për skuadrën shkodrane e cila e ka humbur pjesën e parë në shifrat 1-2. Por në të dytën gjërat janë përmbysur dhe Vllaznia ka fituar me meritë duke u kualifikuar për në finale. Autorë të golave për të kanë qenë kapiteni Erion Mandi me 3 gola, Seadet Myftia 2 gola dhe nga një Besfort Gjoklaj e Samet Ruqi. Finalja pritet të luhet ditën e merkurë në Tiranë dhe natyrisht që shkodranët do të kërkojnë fitimin e titullit kampion. Ky do te ishte titulli i pare kampion per te dhe kuptohet qe te gjithe djemte, trajneret Celufaj e Jahiqi si dhe presidenti Amuli, jane pergatitur per kete gje.
www.shkodrasport.com