Ekipi i Vllaznisë në futsall do të zhvillojë një ndeshje miqësore në prag të startit të kampionatit të tyre. Kështu, ata ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Ulqinit për të luajtur me ekipin vendas.

Kjo ndeshje do të luhet pikërisht ditën e enjte, në orën 20:00 në Ulqin. Në fakt, ka qenë pikërisht drejtori i Vllaznia futsall, Arben Xhaferi, ai që ka siguruar zhvillimin e kësaj miqësoreje.

Ekipi shkodran ka konfirmuar synimet e saj për sezonin e ri futbollistik, ku padyshim që do ta nisë vitin si pretendent, duke pasur në përbërje të saj futbollistë të spikatur dhe me emër të futsallës.
Maringlen ZHIVANI