Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia e futsallës ka arritur një fitore të thellë në shifrat 9-2, në duelin ndaj Partizanit. Kuqeblutë reaguan pas humbjes së javës së shkuar me Flamurtarin, duke treguar cilësitë e tyre.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-4 në favor të Vllaznisë, falë dy golave të Tafilit, Djepaxhisë dhe Mesit. Ndërkohë që, në të dytën kuqeblutë e thelluan akoma më shumë avantazhin:
Këtë herë teksa shënuan edhe plot pesë gola të tjera me anë të Bashajt me dopietë, Djepaxhisë e Mesit sërish dhe në fund Hyseni. Partizani shënoi edhe një gol tjetër, por që vlen vetëm për statistikë, pasi e gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 9-2.
Me këtë fitore të thellë ndaj Partizanit në transfertë, Vllaznia lë pas humbjen e javës së parë në shtëpi me Flamurtarin dhe tashmë, ndeshjen e rradhës do ta luajë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kundër ekipit të Forcave të Armatosura.(www.shkodrasport.com)