Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në kryeqytet ndeshja e parë e fazës së play-off të kampionatit kombëtar të futsallës mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në fakt, duhet theksuar fakti se ekipi shkodran në këtë ndeshje është paraqitur vetëm me pesë futbollistë për shkak të dëmtimeve që kanë patur disa lojtarë, por edhe për disa problemeve familjare që kanë patur të tjerët.

Si rrjedhojë, gjithë këto mungesa kanë ndikuar në paraqitjen e skuadrës dhe për pasojë, ajo është mposhtur me rezultatin e thellë 7-1. Goli i vetëm i shënuar në këtë ndeshje mban firmën e Senad Lekajt.

Në fakt përveç tij, katër futbollistët e tjerë që kanë plotësuar formacionin në këtë ndeshje kanë qenë Fatos Behari, Saimir Hyseni, Brilant Hasaj dhe Elvin Laçeja, nën drejtimin e trajnerit Bujar Celufaj.

Megjithatë pavarësisht kësaj humbje, Vllaznia futsall do të tentojë ta fitojë ndeshjen e kthimit ndaj Tiranës që do të luhet në Shkodër të enjten më 13-prill në orën 21.00.Natyrisht që, ekipi kuqeblu synon trofeun e titullit kampion këtë vit.

Megjithatë, kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, sepse ekipet e tjera janë disi më lart edhe për vetë faktin se për Vllazninë është viti i parë që rikthehet në këtë kampionat pas disa vitesh mungesë. /Maringlen ZHIVANI/


Tirana futsall-Vllaznia futsall 7-1

Goli për Vllazninë futsall: Lekaj

Formacioni i Vllaznisë në futsall: Behari, Hyseni, Hasaj, Laçeja, Lekaj Tr: Bujar Celufaj