© shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia gabon rëndë. Barazoi 1-1 ndaj Korabit në “Loro Boriçi”
Vllaznia gabon rëndë. Barazoi 1-1 ndaj Korabit në “Loro Boriçi”
Ajo që dukej të ishte një ndeshje e lehtë dhe e vendosur që para se të niste, ka servirur surprizën e kësaj jave të 31-të, me Korabin e rënë në Kategorinë e Parë që ka ndalur Vllazninë në shtëpi. Ishte Vllaznia ajo që kaloi e para në avantazh vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë. Në të 44’ Bakaj shërben për Gurishten që nuk gabon por shënon me kokë golin e epërsisë për shkodranët. Kur kishin kaluar vetëm 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Korabi ka barazuar shifrat në 1-1, falë golit të realizuar nga Prençi. Një barazim që ka qëndruar në fuqi deri në përfundim të takimit ndonëse Vllaznia godet edhe dy herë shtyllat me anë të Pjeshkës dhe Bakajt, e penalizuar kësisoj edhe nga fati. Dy pikë të lëna që padyshim do të ndikojnë në objektivin e saj për të arritur vendin e katërt në renditje dhe për të pretenduar deri në fund për një vend në KKupat e Europës.