Atë që ndoshta nuk do të bëjë Franco Lerda, është gati ta provojë Mirsad Jonuz. Të shtunën në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Partianin, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.
Tekiku i shkodranëve është duke përgatitur një skemë 3-5-2 për t’i bërë ballë Partizanit. Me këtë rreshtim jemi mësuar që të shohim të kuqtë, por trajneri italian, do shkojë në Shkodër për të luajtur me 4 mbrojtës këtë herë, ndërsa vendasit do luajne me skemën e tij.
Nga ajo çfare shihet, kuqeblute pritet te luajne me te njejten skeme dhe me te njejtin formacion si ndaj Kukesit. Pra me Sherrin ne porte nderkohe qe ne mbrojtje do te jete treshja e perbere nga Gurishta, Malota dhe Shehi.
Ne mesfushe do te luajne ne krahe Gligorov dhe Marku ndersa ne qender treshja Krymi- Ramadani- Hygor, ndersa sulmi do t’i besohet dyshes me pervoje Lika- Shtubina. Per momentin ka vetem nje dileme tek stafi teknik: ate se kush do te luaje ne te majte Marku apo Walusimbi. Nuk perjashtohet mundesia qe ne fushe nga minuta e pare te jete ugandezi por kjo do te vendoset para ndeshjes.
Vllaznia për momentin ka 12 pikë dhe rendietet në vendin e parë në klasifikim, së bashku me Bylisin, Skënderbeun dhe Teutën, kurse Partizani ka 11 pikë dhe renditet në vendin e 6-të.
www.shkodrasport.com