Në klubin Vllaznia nuk mungojnë risitë. Pas propozimit të drejtorit sportiv Armir Grima për heqjen e numrit 9 nga ana e klubit në respekt të lënies së karrierës të golashënuesit më të mirë në historinë e saj- Vioresin Sinanit, vjen një tjetër propozim shumë interesant. Dhe sërish nga ana e drejtorit sportiv Grima. Ky I fundit, I konsultuar edhe me Këshillin e Trajnerëve, duket se ka dalë në konkluzionin se për futbollin shkodran dhe për klubin Vllaznia do ishte më mirë ndërtimi I një ekipi “Shpresa” me futbollistë 19-21 vjeç. Arsyeja është se shumë prej futbollistëve që mbushin moshën për t’u larguar nga ekipi I të rinjve, nuk gjejnë hapësirat e duhura për të kaluar tek ekipi I parë dhe detyrohen të degdisen në skuadra të tjera, kryesisht të kategorisë së parë. Në kushte të tilla, mbase organizimi I këtij ekipi “Shpresa” do t’I mblidhte të gjithë këta futbollistë sepse disa prej tyre ndoshta nuk arrijnë t’I shprehin siç duhet aftësitë me të rinjtë sepse mund të kenë një zhvillim sportiv pak më të vonuar e kjo njihet kudo. Tek Vllaznia aktualisht ka një dyndje futbollistësh të rinj. Në kontratë me ekipin e parë merret vesh se janë plot 18 futbollistë. Përveç portierëve Vujadinoviç e Gjokoviç, mbrojtësit Sykaj e Smajli si dhe mesfushorëve Gocaj e Hajdari, të tjerët janë të gjithë të rinj. Pra, është një kontigjent prej 12 futbollistësh aktualisht pjesë e ekipit të parë. Përveç tyre, janë edhe Hotaj e Puka tek Ada, Baci tek Luftëtari e të tjerë që janë ende nën kontratë me Vllaznisë. Në këtë mënyrë numri I tyre shtohet shumë dhe fakti që trajneri Duro kërkon edhe 8 blerje të reja, do të thotë se shumë prej këtyre futbollistëve do huazohen sërish në skuadra të tjera. Ndërkohë rreth 10-12 futbollistë nga ekipi I të rinjve, kanë mbushur edhe ato moshën për të kaluar tek ekipi I parë dhe nuk dihet ku mund të përfundojnë. Pa përmendur këtu edhe lojtarët e ekipit amator të klubit Vllaznia që drejtohet nga trajneri Ferid Borshi. Me një kontigjent të tillë të bollshëm, në këtë mënyrë shumë prej këtyre futbollistëve duke mos “gjetur strehë” në ekipe të tjera, mund edhe të lënë krejt sportin. Për të mos ndodhur kështu, propozimi I Grimës për të krijuar një ekipi “Shpresa” është shumë interesant. Ai mund të marrë emrin “Vllaznia B” dhe të regjistrohet në Federatë në një kategoritë e ulëta të saj për të zhvilluar një kampionat të rregull. Një propozim I tillë thuhet se ka mbërritur para Bordit drejtues të shoqërisë aksionere, që do japë “Ok”-in ose jo të kësaj ideje sepse natyrisht që duhen fonde edhe për të. Por nëse harxhohen sot, këto fonde mund të kthehen sezonin tjetër sepse Vllaznia nuk do ketë më nevojë të blejë ndoshta 8 futbollistë siç po tenton tani, por ndonjë më pak. Dhe ato çfarë janë shpenzuar me këtë ekip “Shpresa” gjërat mund të vihen në peshore dhe me siguri që klubi do të dalë më I kursyer. Për një ide të tillë, me siguri që edhe prindërit e këtyre të rinjve do jenë gati për të kontribuar financiarisht në mënyrë që fëmijëve të tyre të mos u ikë shansi të hyjnë sërish tek Vllaznia. Se çfarë do ndodhë, kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme. Një përvojë e tillë është e re për futbollin shqiptar por jo për vendet e tjera sepse shumë ekipe të njohura kanë ekipet e tyre të dyta në ligat e ulëta.
Gjergj KOLA