Skuadra shkodrane është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e shtunës ndaj Vorës. Nga sa është parë gjatë këtyre ditëve në stërvitje, trajneri Lika do të bëjë edhe një ndryshim në formacion.

Bëhet fjalë për repartin e mbrojtjes ku këtë herë nga minuta e parë pritet ta nisë Antonio Marku ndërkohë që Gurishta mund të ulet në stol ose të kalojë në mesfushë.

Marku prej 2-3 javësh nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur për shkak të një dëmtimi megjithatë tashmë është riaftësuar plotësisht dhe do jetë i gatshëm për të luajtur.

Kësisoj do të kthehet në pozicionin e tij të preferuar, atë të mbrojtësit të majtë. Në këtë vend ka luajtur në ndeshjet e fundit Gurishta, ndonëse nuk është krahu i tij megjithatë është munduar të japë më të mirën.

Gjithsesi këtë rradhë do jetë ndryshe sepse gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Përveç këtij ndryshimi në mbrojtje, mund të ketë edhe ndonjë tjetër në mesfushë apo dhe sulm.
© shkodrasport.com