Gjithçka është gati, Vllaznia në futboll për femra do të nisë sot aventurën e saj europiane. Në orën 14:00 skuadra do të grumbullohet pranë stadiumit “Loro Boriçi” ku dhe do të nisë rrugëtimi drejt Lituanisë, aty ku do të mbahen edhe ndeshjet eliminatore të Champions League.

Udhetimi do te behet me autobuz per shkak te veshtiresise se gjetjes te biletave te avionit gjate kesaj periudhe, megjithate drejtuesit e ekipit kane menduar edhe zgjidhjen. Vllaznia do te qendroje dy dite ne Poloni, edhe per t’u çlodhur por edhe per t’u stervitur gjate kesaj kesaj periudhe.

Pas një dominimi të padiskutueshëm në kampionatin kombëtar, ku triumfon prej 6 vitesh radhazi, Vllaznia tashmë kërkon të lërë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqeblu, ashtu siç ka ndodhur këto vitet e fundit, do të jetë sërish pjesë në kompeticionin më madhor të kontinentit në rang klubesh siç është Champions League.

Shkodranet do të debutojnë më 7 gusht ndaj irlandezeve të Ueksford. Ato ndodhen në grupin e 10-të eliminator, së bashku me kampionen e Irlandës, të Maltës dhe të Lituanisë. Për të qenë sa më e gatshme për këto sfida, kampionet e Shqipërisë kanë ndërhyrë fuqishëm në merkato, duke afruar në ekip elemente të tjera cilësore në të gjitha repartet.

Disa ditë më parë, Vllaznia nënshkroi me katër lojtare amerikane, duke nisur nga portierja Danielle Etzel, mbrojtësen e qendrës, Cassidy Blanchard, mesfushoren Hannah Dauzat, si dhe sulmuesen Amanda Doyle. Përveç amerikaneve, ekipi kuqeblu ka siguruar gjithashtu edhe shërbimet e mesfushores malazeze, Milica Viliç.