Pas një udhëtimi të gjatë, ekipi I Vllaznisë në futboll për femra, ka mbërritur në Lituani. Fakti që udhëtimi është bërë me autobus, ka bërë që gjatë rrugës të ketë probleme me doganat dhe për rrjedhojë, kampionet e Shqipërisë kanë qëndruar mbi 9 orë duke pritur në hyrje të Hungarisë.
Megjithatë ekipi ka pushuar një natë në Poloni dhe më pas ka marrë rrugën drejt vendit ku do t’I luajnë sivjet ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës. Lodhja nga udhëtimi I gjatë ka patur ndikimin e vet tek vajzat megjithatë, stafi teknik është munduar të gjejë mënyrën e duhur për t’I çlodhur në mënyrë që të bëhen gradualisht gati për ndeshjen e parë, atë që do të luajnë të mërkurën ndaj skuadrës kampione të Irlandës.
Takimi do të zhvillohet nesër në orën 12.00 dhe padyshim që është shumë I rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të ekipit të Vllaznisë. Një fitore e tij, do t’I hapte oreksin për kualifikim sepse në përballjen e dytë do të luajnë me skuadrën kampione të Maltës, duke bërë kështu që gjithçka pastaj të vendosej me kampionen vendase, Gintra në ndeshjen e fundit.
Ashtu siç u shpreh para nisjes për në Lituani vetë presidenti Matija, objektivi I Vllaznisë sivjet do të jetë kalimi I turit. Ardhja e katër lojtareve amerikane e ka forcuar skuadrën megjithatë tashmë mbetet për t’u parë paraqitja në fushën e lojës.
www.shkodrasport.com