Vllaznia zhvilloi paraditën e djeshme stërvitjen e fundit, në shërbim të ndeshjes së sotme ndaj Skënderbeut, ndeshja e katërt për këtë sezon mes këtyre dy ekipeve.

Stërvitjen e fundit, trajneri Elvis Plori e përqendroi në aspektin taktik gjatë pjesës më të madhe, teksa vëmendjen kryesore e ka marrë sulmi, ku ndaj Partizanit, gjithçka ishte shumë e vakët.

Mbrojtja në këtë ndeshje pritet të jetë klasikja, me Zogoviç në portë dhe para tij Gurishta, Adili, Bulatoviç dhe Hakaj.

Në mesfushë ka dilema, sepse mungon Krymi dhe me shumë mundësi kthehet Heriç titullar, teksa Jonuzi dhe Mustedanagiç, më i avancuar plotësojnë këtë repart.

Në sulm priten të zakonshmit: Hoxhaj-Latifi nga krahët dhe Aralica në majë. Kruja pritet ta nisë nga stoli.
Maringlen ZHIVANI