Vllaznia në basketboll për meshkuj do të kërkojë të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë. Ky është njëri nga tre trofetë e rëndësishëm që jep Federata Shqiptare e Basketbollit gjatë vitit dhe atë e diskutojnë skuadra kampione në fuqi me fituesen e kupës në fuqi. Pra, është një përballje në mes ekipit Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kjo e fundit duket në delir pas fitores së kupës në ditët e fundit të muajit dhjetor. Do kërkojë patjetër fitoren edhe të këtij trofeu ndonëse finalja e tij do të zhvillohet në Kamëz. Trajneri Gjeçaj dhe basketbollistët e tij janë të përgatitur për ta kurorëzuar me sukses edhe këtë ndeshje dhe po punojmë me shumë intensitet në stërvitje çdo ditë me nga dy séanca. Për të rritur edhe më shumë atmosferën në këtë pragndeshje, presidenti I ekipit Sokol Dibra pak ditë më parë ka organizuar edhe një banket me pjestarët e tij por edhe dashamirës të këtij ekipi. Qëllimi ka qenë I qartë: falenderimi për kupën e marrë por edhe kërkesa për të fituar edhe këtë trofeun e dytë. Nuk përjashtohet mundësia që ai dhe donatorë të tjerë të ekipit, të akordojnë edhe një premio të majme për ekipin në rast fitoreje. Për kuqeblutë nuk duket të jetë asnjë problem që finalja e Superkupës nuk do të zhvillohet në Shkodër por në sallën sportive të Kamzës. Ata janë të përgatitur për ta kaluar me sukses dhe tashmë pritet vetëm sjellja e këtij trofeu në qytetin tonë. Ne prag te kesaj sfide, ekipi shkodran dje dhe sot ka zhvilluar ne “Qazim Dervishi” dy takime miqesore me Trepçen e Kosoves. Dje eshte mundur 68-82 ndersa sot 71-74 por duhet theksuar se me Vllaznine ne keto dy ndeshje nuk ka luajtur malazezi Gjokoviç dhe slloveni Sarajlija per demtime te vogla sepse duan te rikuperohen per ndeshjen e Superkupes.

Gjergj KOLA