Ekipi I Vllaznisë është në përgatitjet e fundit për ndeshjen përmbyllëse të kampionatit, atë që do të zhvillojë ditën e shtunë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” me Teutën e Durrësit. Kjo e fundit është ende në lojë për të siguruar një vend që do ta çonte atë në Kupat e Europës, prandaj ndeshja pritet të jetë e hapur. Megjithatë në kampin shkodran ka optimizëm për marrjen e të paktën një barazimi, që do t’I siguronte edhe matematikisht atyre qëndrimin në Superligë. Objektivi kryesor gjithsesi do të jetë fitorja e këtij takimi të fundit të kampionatit, për t’I bërë një mbyllje ashtu si duhet një sezoni shumë stresues që kanë kaluar sivjet.

Por për të shkuar deri tek fitorja, nuk do të jetë e lehtë. Për më tepër, që Vllaznia do të ketë disa mungesa në këtë takim. Vukçeviç siç dihet do të mungojë për arsye të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e kaluar me Besën e Kavajës. Po ashtu, në dyshim janë edhe tre futbollistë të tjerë për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sykaj, Bocin dhe Bardullën. Pavarësisht kësaj, kuqeblutë patjetër që do tentojnë fitoren. Ndaj durrsakëve parashikohet një takim shumë I vështirë. Trajneri Haxhiosmanoviç bashkë me skuadrën I ka zhvilluar seancat stërvitore të kësaj jave të gjitha në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë pritet vetëm kurorëzimi me sukses I kësaj ndeshje të fundit të kampionatit. Ndeshja do te nise ne oren 17.30 dhe siç raporton klubi shkodran, hyrja per tifozet ne kete ndeshje te fundit do te jete falas.

© shkodrasport.com