Vllaznia ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Atmosfera në kampin kuqeblu është mjaft pozitive. E veçanta në seancën e sotme ka qenë prezenca e ish mesfushorit Ardit Krymi.

Ky i fundit ka qenë prezent duke ndjekur përgatitjet e ish ekipit të tij, ndërsa u ka premtuar se do të jetë në “Air Albania” për të dhënë mbështetjen e vet. Në postimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit kuqeblu thuhej:

“Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar sot seancën stërvitore të rradhës në prag të ndeshjes me Tiranën. Për të mbështetur futbollistët dhe stafin teknik, ka qenë i pranishëm në këtë seancë edhe ish- futbollisti kuqeblu Ardit Krymi.

Ai u ka premtuar se do të jetë edhe mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania” për t’i mbështetur. Nesër, ndërkohë skuadra do të zhvillojë seancën e fundit para grumbullimit për finalen e Superkupës”.