Sot, Vllaznia do të luajë në shtëpi kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv.

Megjithatë e rëndësishme në këtë sfidë është evitimi i humbjes. Sytë e kryeqytetit janë drejtuar nga Shkodra aty ku pritet një dhuratë nga krutanët.

Edhe pse ekipi kuqeblu ka treguar qëndrueshmëri në lojë, skuadra e Kastriotit është “kocka e fortë” e këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë në “Loro Boriçi”, në orën 16:45.

Kujtojmë që Vllaznia gjendet në vendin e parë me 35 pikë, e ndjekur nga Partizani me 9 pikë më pak./newsport/