Vllaznia gati të bëjë edhe dy blerje të rëndësishme
Blerja e gjashtë e Vllaznisë duhet të jetë ajo e rumunit Dani Dragoi. Lojtari duhet të mbërrijë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pranë familjes së tij dhe të bashkohet me kuqeblutë në stërvitje. Skuadra në këtë mënyrë ka filluar të marrë formë. Kanë mbetur edhe dy plotësimet e fundit. Në qendër të mbrojtjes dhe në sulm. Ideja e drejtuesve të Vllaznisë është për të bërë dy goditje të rëndësishme. Dëshira ka qenë për Rajoviç në qendër të mbrojtjes dhe njërin mes Balës e Vajushit në sulm. Këta dy të fundit nuk vijnë dhe kjo është e sigurtë. Për Rajoviç priten zhvillimet e fundit këto dy ditë. Shkodranët megjithatë po mendojnë të mos gjenden të papërgatitur në asnjë mënyrë nga ndonjë e papritur e pakëndshme. Në rast se nuk vjen Rajoviç, atëherë do merret njëri mes Vukçeviç dhe Osmanit. Dilema më e madhe është për sulmin. Ende nuk ka një pistë konkrete. Abilaliaj ka qenë një alternativë por edhe ajo duket se ka rënë poshtë. Një tjetër mundësi është edhe Hysa. Por dilema e madhe është për sulmin. Ende nuk ka një pistë konkrete. Abilaliaj ka qenë një alternativë por edhe ajo duket se ka rënë poshtë. Një tjetër mundësi është edhe Hysa. Përveç tij me shumë mundësi do shikohet edhe nga pista e huaj. Deri tani nuk ka ende ndonjë alternativë serioze por ka një problem: nëse vjen Rajoviç oseVukçeviç për mbrojtjen, plotësohet numri pesë I të huajve që lejohen të luajnë pa sulmuesin sepse është edhe Vujadinoviç, Nallbani, DeliçdheDragoi. Zgjidhje mund të jetë që njëri prej tyre të lihet jashtë formacionit për t’I bërë vend sulmuesit megjithatë kjo duhet parë.