www.shkodrasport.com
Vllaznia, gati të fitojë Kupën e Shqipërisë për të rritur
Atletët shkodranë janë gati të fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë për të rritur. Ky aktivitet, i dyti më i rëndësishëm në aktivitetet kombëtare pas kampionatit, do të zhvillohet këtë të enjte në Tiranë. Sigurisht që objektivi i Vllaznisë është i qartë për të zënë vendin e parë dhe për të nxjerrë sa më shumë fitues në garat individuale. Në fakt, janë disa sportistë shkodranë që pretendojnë vende të parë. Kështu Elsid Dizdari në garën e 100 m, ka pretendimin për të zënë vendin e parë, e po ashtu edhe Bajram Muça në 110 m/p, Elvedin Meti në 200 m, Albert Marashi në 400, Izmir Smajlaj në kërcim trepahësh. Bindja tek suksesi i rradhës është e madhe tek të gjithë atletët. Kjo shprehet edhe në deklaratën që jep njëri prej tyre, pikërisht kampioni në fuqi i vendit në garën e 200 m, Elvedin Meti që duk folur për gazetën online www.shkodrasport.com, do të shprehej: “E presim me interes këtë garë sepse kemi kohë që përgatitemi dhe jemi të bindur për t’ia dalë me sukses duke e sjellë kupën në Shkodër. Në garat individuale, unë kam pretendimet e mia për 200 m, ku do të tentoj sërish zënien e vendit të parë dhe jam i bindur se ka për të ndodhur kështu”. Vllaznia pak ditë më parë u shpall kampione e vendit për 18 vjeçarë duke rikonfirmuar edhe njëherë faktin se me këtë sport vazhdon të punohet mirë në Shkodër.