Maredheniet e mira qe kane ekzistuar ne vite ne mes Vllaznise dhe Terbunit, do te vazhdojne ende. Shume prej lojtareve shkodrane qe nuk kane gjetur hapesirat e duhura tek kuqeblute, kane luajtur me pas ne Puke ku i kane mirepritur e respektuar.

Keshtu duket se do te ndodhe edhe kete vit. Diten e djeshme, ne miqesoren mes ketyre ekipeve, te luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”, jane aktivizuar ne rradhet e Terbunit edhe dy futbolliste te rinj shkodrane.

Behet fjale per dy mesfushoret, Eraldo Deda dhe Olsi Mali. Ata pritet te huazohen nga drejtuesit e Vllaznise tek skuadra e kategorise se pare qe sivjet do te drejtohet nga Elvin Beqiri.

Fakti qe per Deden e Malin hapesirat aktualisht ne Shkoder jane shume te vogla (mund te luajne vetem tek ekipi U21) ka bere qe drejtuesit te mendojne per huazimin e tyre ne nje kampionat me te forte siç eshte ai i kategorise se pare.

Dhe “streha” e tyre mund te jete Terbuni. Ndonese marreveshja ne mes klubeve ende nuk eshte perfunduar, kalimi i tyre duket i sigurte. Drejt huazimit ne nje ekip tjeter eshte edhe nje tjeter futbollist i ri i Vllaznise, sulmuesi Angjelo Radovani./SHKODRA-SPORT.COM/