Asnje surprize ne formacionin me te cilin Vllaznia do te luaje ne ndeshjen e sotme ndaj Vores.

Ashtu siç pritej, trajneri Lika ka bere vetem nje ndryshim ne krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Shenkollit.

Keshtu ne porte do te jete serish Alen Sherri ndersa perpara tij do te jete katershja e perbere nga Gocaj, Ignat, Zeqaj dhe Gurishta.

Ne mesfushe nderkohe do te luaje nga minuta e pare Bilali qe sebashku me Tafilin do te formojne dyshen e qendres. Ne krahe do te luajne Lika e Hajdari.

Ne sulm si gjithnje do te luaje braziliani Zhunior qe do te mbeshtetet nga pas prej Zogajt.

Trajneri Lika do te kete te gatshem ne pankine portierin Qarri, Markun, Ruqin, Pusin, Eziamaken, Lushajn dhe Mehmedaj.

Objektivi i Vllaznise eshte i qarte per ta fituar me çdo kusht edhe kete ndeshje dhe per te ruajtur kryesimin e renditjes.

www.shkodrasport.com