Vllaznia e ka fituar me rezultatin 88-82 ndeshjen miqësore ndaj ekipit “Golden Eagle” të Suharekës, miqësore kjo e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Ndeshjan ka nisur më mirë për miqtë nga Suhareka të cilët kanë udhëhequr deri në 8-0 por më pas loja nis të ballancohet dhe Vllaznia merr zemër nga Evans. Gradualisht rezultati fillon të barazpeshohet dhe 10 minutëshi i parë është mbyllur në shifrat 22-21.
Por krejt ndryshe do të ishte 10 minutëshi i dytë, ku kuqeblutë marrin frenat e lojës në dorë dhe spikasin në veçanti Lekndreaj si dhe Hudson. Për rrjedhojë, ekipet do të shkonin në pushimin e ndeshjes me rezultati 46-35 në favor të Vllaznisë.
Kjo epërsi e Vllaznisë ka ardhur duke u ruajtur deri në fund dhe në fund ajo ka fiksuar shifrat 88-82 në favor të saj.Fitorja ndaj “Golden Eagle” të Suharekës është suksesi i parë për ekipin shkodran në miqësoret e pragsezonit ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet që ai të zhvillojë edhe të tjera ndeshje të tilla.
www.shkodrasport.com