Vllaznia qe prej dites se sotme ka nisur stervitjen ne kampingun e Ulqinit dhe duhet thene se stafi teknik ka planifikuar nje program te ngjeshur stervitore, shoqeruar me nga dy seanca ne dite.
Ne fakt kjo gje nuk do te zgjase shume sepse ky program do te zgjase pak dite, deri te shtunen sepse pasditen e kesaj dite ekipi do te kthehet ne Shkoder, per t’i lene vendin pastaj ndonje miqesoreje qe stafi ka planifikuar.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se diten e diele eshte planifikuar te luhet nje ndeshje miqesore dhe madje eshte gjetur edhe kundershtari. Vllaznia do te luaje ne fundin e kesaj jave ndaj ekipit te Laçit. Tashme mbetet per t’u percaktuar vetem vendi se ku do te luhet kjo miqesore, ne Shkoder apo ne Laç.
Ende nuk eshte e qarte nese pas kesaj miqesoreje do te kete edhe nje tjeter ne prag te sfides se pare zyrtare per kete vit, ndeshjes me Kukesin qe do te luhet me 14 janar ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/