Vllaznia e femrave po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet europiane ku do te synoje serish kalimin e turit te pare dhe kjo fale edhe nderhyrjeve qe presidenti Lazer Matija ka bere ne merkato duke sjelle disa lojtare qe duken cilesore.
Mbi te gjitha po spikat nje sulmuese. Behet fjale per amerikanen Raeanne Jeanette Jones. Ne dy ndeshjet miqesore qe Vllaznia ka zhvilluar se fundi, ajo ka bere diferencen. Ne te paren ndaj Buduçnost ka shenuar tre gola dhe ka dhene dy asiste.
Ndersa ne miqesoren e dyte, ate te para dy diteve ne Prizren ndaj Mitrovices- kampiones se Kosoves, ka shenuar te vetmin gol te ndeshjes duke i dhene fitoren Vllaznise. Stafi teknik duket shume i kenaqur me kete lojtare dhe shpreson shume qe ajo te tregoje vlerat e saj edhe ne ndeshjet europiane.
Jones ka luajtur vetem ne vendin e saj dhe kjo eshte eksperienca e pare jashte Amerikes. Nuk i ka mbushur ende 23 vjeç dhe ka tiparet e nje sulmueseje karakteristike, ku fuqine e saj e kombinon mjaft mire me saktesine ne gjuajtje para portave kundershtare.
Trajneri Leka eshte i bindur se Jones bashke me lojtaret e tjera te ardhura nga merkatoja do ta ndihmojne shume Vllaznine ne ndeshjet qe ajo do te luaje ne Gjeorgji ne ditet e para te muajit shtator./www.shkodrasport.com/