Vllaznia e futbollit te femrave ka zbritur sot ne fushen e stervitje duke zhvilluar edhe seancen e pare stervitore (me skuadren e plote pasi stervitja ka dite qe ka nisur). Ajo qe ka rene ne sy ka qene edhe prania e disa lojtareve te reja te cilat kane ardhur nga merkatoja.
Keshtu, nga sa mesohet, ekipi shkodran eshte perforcuar se fundi me nje tjeter portiere cilesore. Perpos Viona Rexhepit dhe Ardiola Raxhimit, presidenti Matija ka nderhyre ne merkato per te sjelle ne skuader edhe nje lojtare tjeter te ketij pozicioni.
Dhe ajo ka ardhur. Behet fjale per amerikanen Megan Lee MC Clure. 23 vjeçarja ka qene pjese e ekipit Webster Groves ku ka spikatur me paraqitjet e saj te vazhdueshme dhe duke qene nje nga pikat me te forta te ekipit.
Megan eshte ngacmuar nga ideja per te luajtur ne Europe dhe per me teper per te debutuar menjehere ne “UEFA Women Champions League” dhe pikerisht per kete arsye, i ka thene “po” ofertes se Vllaznise per te qene pjese e saj ne sezonin e ardhshem.
Me ardhje edhe te kesaj lojtareje, porta e Vllaznise duket “e blinduar”. Kujtojme qe shkodranet kane patur edhe me perpara portiere amerikane ne rradhet e tyre dhe paraqitjet e bera nga to kane qene shume te mira dhe pikerisht per kete arsye, eshte tentuar serish per te marre nje tjeter portiere nga ky kontinent dhe prandaj tashme Megan eshte pjese e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/