Për dy prej pjestarëve të stafit drejtues të Vllaznisë, trajnerin e parë Armir Grima dhe ndihmësin e tij Astrit Premçi, ndeshja e nesërme ndaj Apolonisë do shënojë edhe fitoren e tyre të parë në pankinën e Vllaznisë pas marrjes së kësaj detyre. Kjo pasi, pjestarët e tjerë, Vioresin Sinani dhe Elis Legata, kanë qenë në staf edhe me ish-trajnerin Rudi Vata dhe I kanë provuar shijet e fitores. Pikërisht për këtë arsye, Grima dhe Premçi janë duke e përjetuar jo pa emocione këtë periudhë të punës së tyre në krye të kuqebluve. Njëkohësisht ndjejnë edhe përgjegjësinë e madhe që ata kanë mbi shpinë sepse në rast të moarritjes së rezultateve të dëshiruara, sigurisht që përgjegjësia e madhe do bjerë mbi ta. Në kushte të tilla, kjo dyshe trajnerësh po punon me mjaft përkushtim në seancat e këtyre ditëve duke kërkuar nga futbollistët të bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës për ta pasuar pastaj me një fitore ndaj Apolonisë.

www.shkodrasport.com