Vllaznia pas fitores 2-0 ndaj Partizanit ka kthyer menjëherë vëmendjen te dueli i radhës në kampionat. Shkodranët do të duelojnë me një tjetër skuadër të kryeqytetit.
Ditën e martë do të luajnë në transfertë ndaj Tiranës për të bërë mes tyre llogaritë e Klasikes së Shqipërisë. Kuqeblutë për asnjë moment nuk kanë ulur ritmin dhe Thomas Brdariç nuk ka toleruar aspak futbollistët, teksa kanë nisur përgatitjet për bardheblutë.
Stërvitja e pasdites së djeshme ka patur në fokus rikuperimin dhe lojtarët kanë bërë disa veprime taktike, duke mos marrë ndarkesën e duhur. Ndërkohë ditën e sotme skuadra do të rrisë intensitetin në stëritje për të qenë sa më shpejt gati për Tiranën.
Në fushë bashkë me grupin ka zbritur edhe Amir Kahrimanovic. Ky i fundit ka dhënë shenja mjaft pozitive, por pritet që të luajë pas Klasikes së Shqipërisë, atëherë mendohet se do të jetë gati.