Në Shkodër kanë filluar të mendojnë tashmë për ndeshjen e së mërkurës me Skënderbeun. Ajo konsiderohet më e rëndësishmja për ekipin e Vllaznisë ndoshta në ecurinë e mëtejshme të saj në këtë sezon. Në rast fitoreje ndaj korçarëve,  shpresat e kuqebluve për të kaluar në gjysmëfinale të kupës janë ende në lojë. Në rast të ndonjë rezultati tjetër, gjërat bëhen më të vështira. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadra të përgatitet në heshtje. Për këtë qëllim e kanë dërguar atë në Ulqin në mënyrë që të qëndrojë e qetë gjatë këtyre tre ditëve të përgatitjes për këtë ndeshje. Kjo shkëputje nga Shkodra dhe ambjenti shkodran, do ta ndihmojnë trajnerin Vata të jetë larg zhurmës që është krijuar rreth tij. Do t’I ndihmojë futbollistët që të jenë më të përqendruar tek sfida e rradhës. Ajo që të bën përshtypje në gjithë në gjithë këtë histori është se drejtuesit e Bashkisë që janë njëkohësisht edhe drejtues të klubit Vllaznia, kanë qëndruar në heshtje. Madje I kanë kërkuar këtë gjë edhe administratorit Shaba I anatemuar në jo pak raste nga ana e trajnerit Vata. Për ta, nuk është aspak e rëndësishme në këtë periudhë, të krijohen polemika. Ata do ishin të dëmshme mbi të gjitha për skuadrën dhe Vllaznia. Ky pozicionim I tyre në këtë mënyrë, në fakt duhet përshëndentur. Ata duket se e kanë kuptuar se problemet më tepër ekziston në media sesa janë në realitet sepse palët sa herë që takohen sëbashku, nuk diskutojnë për të tilla gjëra. Skuadra shkodrane nuk po kalon një moment të mirë dhe për këtë, nuk është e nevojshme të pyesësh kënd. Mjafton të shohësh ecurinë e skuadrës dhe kupton gjithçka. Stafi drejtues ndoshta është I pakënaqur me këtë situatë dhe prandaj është munduar që fajin për rezultatet negative herë ta shkarkojë tek gjyqtarët (ata kanë patur ndikimin e tyre) apo dhe tek lojtarë të veçantë. Për ndeshjen e Krujës me Laçin, fajtori duket se është gjendur. Ai është mbrojtësi Arsen Sykaj. Edhe në këtë mes ka vend sërish për polemika megjithatë gjërat kanë kaluar. Shkuarja e ekipit në Ulqin, ka qenë zgjidhja e menduar në mënyrën më të mirë të mundshme nga drejtuesit e klubit. Ndoshta ndeshja me Skënderbeun nuk mund të luhet të mërkurën për shkak të dëborës që ka pushtuar stadiumin “loro Boriçi”, por gjithsesi masat janë marrë për ta luajtur atë. Do kërkohet fitorja sepse siç e thamë, është një sfidë shumë delikate megjithatë tifozët pak shpresa kanë me thënë të drejtën. Vllaznia nuk është duke prodhuar futboll gjatë kësaj periudhe. Në sulm ka probleme dhe po nuk shënove, sigurisht që nuk mund të fitosh një ndeshje. Këtë trajneri Vata e ka mëse të qartë. Po çfarë mund të ndryshohet? Ndoshta mjafton motivimi më I madh I futbollistëve sepse ai nuk do ketë lojtarë të tjerë në dispozicion por këta që ka. Ndoshta ndonjë skemë loje a diçka e tillë. E rëndësishme është që edhe trajneri gjatë këtyre tre ditëve, do jetë I qetë të mendojë për ta. Larg zhurmës dhe presionit që ekziston rreth tij. Ulqini ëshë vendi I duhur për ta bërë këtë gjë.
Gjergj KOLA