Kane disa dite qe sterviten me ekipin e Veleçikut megjithate kalimi i tyre tek koplikasit eshte zyrtarizuar vetem sot nga ana e klubit Vllaznia. Permes nje komunikate te shperndare ne faqen e tij zyrtare, behet e ditur se mbrojtesi Brendon Smajli dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq do te luajne me Veleçikun deri ne fundin e ketij sezoni.

Nje zgjidhje shume pozitive kur ke parasysh faktin se ne 14 ndeshjet e zhvilluara deri me tani ne kampionat, asnjeri prej tyre nuk ka luajtur qofte edhe nje minute te vetme me kuqeblute. Ja njoftimi i klubit shkodran:

“KF Vllaznia bën të ditur se dy prej futbollistëve që kanë qenë në organikën e ekipit të parë, pikërisht mbrojtësi Brendon Smajli dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq, janë huazuar deri në fundin e këtij sezoni tek KF Veleçiku.

Nisur nga mungesa e hapësira për të luajtur me ekipin tonë, në bashkëpunim edhe me stafin teknik por edhe me dëshirën e vetë lojtarëve, është parë e arsyeshme që ato të kalojnë tek skuadra koplikase ku do të kenë më shumë minuta lojë dhe kjo padyshim që do të ndihmojë në rritjen e tyre sportive, për t’u rikthyer në një nivel më të lartë sezonin tjetër sërish tek Vllaznia. KF Vllaznia iu uron suksese Smajlit dhe Rajçeviq me ekipin e tyre të ri.