Tirana mposhti Vllazninë në miqësoren e luksit të zhvilluar ditën e sotme në “Selman Stërmasi”.
Një klasike miqësore e futbollit shqiptar, që u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Xhixha në minutën e 20-të.
E veçanta e kësaj miqësoreje është se do u testua VAR-i, që do të aplikohet për herë të parë zyrtarisht në Superkupën e Shqipërisë.
Të dy trajnerët e kishin vlerësuar maksimalisht këtë test, ku në fillim hodhën në fushë, thuajse pjesën më të madhe të futbollistëve që pritet të jenë titullarë në sezonin e ri. Ndërkohë që në pjesën e dytë nuk munguan zëvendësimet e shumta.
FT: TIRANA-VLLAZNIA 1-0
Xhixha 20′
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Toli, Hoxhallari, Beiraçe, Pëgjoni, Limaj, Hoti, Totre, Xhixha, Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Zogovicc, Shimaj, Adili, Falloue, Smajli, Krymi, Kruja, Jonuzi, Herik, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.