Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të dalë as në finale e kampionatit kombëtar. Ndonëse pretendimet kanë qenë të tilla, madje edhe për tentuar titullin kampion, volejbollistët shkodranë nuk e kanë arritur një gjë të tillë. Ata kanë patur shpresë për të fituar të paktën ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj ekipit të Tiranës por nuk ka ndodhur kështu. Edhe në takimin e dytë ndaj bardhebluve, ata sërish kanë humbur. Këtë herë me rezultatin 3-0. Shkodranët janë munduar të paktën të mos heqin dorë menjëherë nga pretendimet e tyre por nuk ka ndodhur kështu. Ndeshja është dominuar nga vendasit të cilët kanë fituar dhe në këtë mënyrë, Tirana ka arritur të fitojë pastër ndeshjen duke qenë ajo në finale tashmë. Vllaznia në këtë mënyrë heq dorë nga pretendimet e këtij sezoni. Ato e mbyllën fazën e parë në vendin e parë në renditje dhe tentuan që ta ruajnë deri në fund por në fillim erdhi humbja me Studentin që I zbriti ata në vendin e dytë. Pavarësisht përforcimeve të bëra me dy malazezët Kuç e Goranoviç, ekipi shkodran nuk ka arritur për asnjë moment të triumfojë. Madje, ata janë eliminuar që në gjysmëfinale ndaj Tiranës duke mos shijuar dot takimet finale me ekipin e Studentit. Në njëfarë mënyrë ky mund të quhet dështim nisur nga ajo çfarë pretendonin drejtuesit e këtij ekipi por edhe ato të klubit. Gjithsesi hapat e parë të ndërtimit të një ekipi pretendent tashmë janë hedhur dhe me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm gjërat kanë për të qenë ndryshe. Duket se po përsëritet e njëjta situatë si me ekipin e basketbollit I cili vitin e kaluar nuk arriti dot të shpallej kampion ndërsa sivjet është pretendenti numër 1 për ta bërë këtë gjë.
© shkodrasport.com