Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ka arritur të bëjë asgjë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj ekipit të Studentit të cilën e ka humbur dhe është eliminuar përfundimisht nga vazhdimi i mëtejshëm i garës për titullin kampion. Edhe takimi i dytë është mbyllur me fitoren e djemve të Ylli Tomorit me rezultatin 3-0. Ata nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë edhe në Shkodër. Vetëm në setin e parë Vllaznia ka arritur të rivalizojë disi dhe ai është mbyllur 25-22 ndërsa në të dytin avantazhi ka qenë më i thellë 25-13 ndërsa i treti është mbyllur 25-16.
Në këtë mënyrë me këtë fitore të pastër Studenti ka siguruar daljen në finale ku do të ndeshet me Tiranën.Ndërkohë trajneri Artan Kalaja dhe volejbollistët e tij kësisoj edhe sivjet bënë ritin e zakonshëm, daljen në gjysmëfinale dhe eliminimin në po atë tur duke mos arritur prej vitesh që të sigurojnë finalen.
© shkodrasport.com