Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ka mundur dot të fitojë Kupën e Shqipërisë për këtë vit. Në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ai është mundur nga Kamza Basket me rezulatin 67-82. Ka qenë një ndeshje e kontrolluar kryesisht nga kamzalinjtë dhe vetëm në periodën e dytë shkodranët kanë arritur të ngushtojnë shifrat por perioda e tretë ka mbyllur gjithçka. Rezultati i periodës së parë ka qenë 27-16 për Kamza Basket, në të dytën ka fituar Vllaznia me rezultatin 23-18 dhe në të tretin Kamza me 11 pikë diferencë 20-9. Në të katërtën kemi një lojë më të mirë të Vllaznisë që fiton 19-17 por kjo nuk mjafton sepse kundërshtari e mbylli ndeshjen me 15 pikë avantazh duke fituar kështu Kupën e Shqipërisë për këtë sezon. Skuadra shkodrane nën drejtimin e trajnerit Bledar Gjeçaj, megjithëse u përforcua me dy basketbollistë të huaj, malazezin Kovaç dhe maqedonasin Markovski, gjithsesi nuk ka arritur të fitojë këtë trofe por ka treguar se do jetë një pretendente e fortë edhe për titullin kampion.
www.shkodrasport.com