
Durrsakët mposhtën 3-2 Vllazninë ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise e luajtur pasditen e djeshme ne kryeqytet. Një sfidë mjaft e ekuilibruar dhe me rivalitet, emocionuese dhe me nivel të lartë, ku janë dashur pesë sete për të nxjerrë fituesin. Shkodranët i bëjnë një surprizë që në start Teutës, duke fituar setin e parë me shifrat 25- 22. Por, nënkampionët fillimisht përmbysën disavantazhin e setit të parë, duke fituar të dytin pa histori 25- 14. Vllaznia del sërish në epërsi me meritë 25-18. Shkodranët, me gjithë avantazhin, nuk patën mundësinë që t’i jepnin vazhdimësi lojës së tyre dhe shpejt u gjendën të pafuqishëm të ndalnin sulmet e durrsakëve. Këta të fundit nuk toleruan pas gabimeve të para, u treguan cinikë dhe konkretë në fushë, duke barazuar me sete 2-2. Në setin final, loja flet totalisht për Teutën, që shkëputet gradualisht dhe fiton lehtësisht këtë set 15-4 dhe krejt ndeshjen 3-2 ndersa Vllaznia nuk arrin dot te siguroje finalen.
TEUTA-VLLAZNIA 3-2(22-25, 25-14, 18-25, 25-17, 15-4)
TEUTA: Pepaj, Rreshka, A.Dashi, J.Dashi, Nazifi, Medenica, Ranovica, Vora, Myftari, Liti, Moku. Trajner: A.Nakovski
VLLAZNIA: Taflaj, Drinazi, Miloti, Çekini, Jukni, Qafarrena, Kola, Qeraxhija, Tafa, Doniku. Trajner: A.Kalaja
GJYQTARË: F.Mujo, V.Sojati