Skuadra e Vllaznisë është mundur në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Besës me rezultatin 0-1. Goli i Bernard Berishës në minutën e 67-të i ka mjaftuar kavajasve që të marrin tre pikët dhe të sigurojnë edhe matematikisht qëndrimin në Superligë këtë sezon. Kuqeblutë në ndeshjen e sotme kanë luajtur me një formacion krejtësisht të ri megjithatë në momente të veçanta ka arritur ta vërë edhe në vështirësi ekipin mik. Ndeshja është luajtur në një atmosferë shumë të qetë teksa të pranishëm në stadiumin e Shkodrës për të ndjekur këtë ndeshje kanë qenë vetëm 178 tifozë. 53 prej tyre kanë qenë të sistemuar në tribunën përkarshi dhe 125 në tribunën qendrore. Po ashtu ka rënë në sy mungesa për herë të parë gjatë kësaj faze të dytë e presidentit të Vllaznisë Agron Çela.Rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura këtë javë kanë qenë këto:

TË SHTUNËN

KUKËSI – FLAMURTARI  6-1

Golat: Allmuca 8′ (pen), 22′, Hoxha 47′, 60′, Progni 51′, Popovic 75′ / Muzaka 76′

Gjyqtarë: L.Jemini, G.Koka, E.Doda

 

LUFTËTARI – TOMORI   2-2

Golat: Fonseka 32′ (pen), Lluka 38′ / Muxhaj 7′, Fonseka 10′ (aut)

 

LAÇI – SHKUMBINI  1-0

Golat: Ndreka 62′

 

BYLISI – TEUTA   1-2

Golat: Bakiu 30′ / Jakupi 60′, Hodo 67′

 

APOLONIA – TIRANA  0-0

 

VLLAZNIA – BESA  0-1

Golat: Berisha 67′

 

TË PREMTEN

SKËNDERBEU – KASTRIOTI    2-0

Golat: Bici 38′, S.Lilaj 58′