Vllaznia skualifikohet edhe nga Kupa e Shqiperise. Momenti jo I mire qe skuadra shkodrane po kalon ne kampionat, eshte konfirmuar edhe ne kupe. Ajo eshte mundur sot me rezultatin 1-0 nga Flamurtari, ne ndeshjen e kthimit çerekfinale te luajtur ne Vlore. Humbja vjen me teper serish si dhurate e futbollisteve shkodrane dhe e portierit Vujadinoviç I cili gabon serish ne rastin e golit te vetem te ndeshjes, shenuar nga Abilaliaj ne minuten e 50-te. Perveç ketij momenti, ka patur edhe dy raste te tjera per Flamurtarin gjate pjeses se pare te ndeshjes, teksa topi ka goditur dy here shtyllat e portes shkodrane. Gjate 45 minutave te para, Vllaznia ka qene krejtesisht ne hije nderkohe qe vetem pas pesimit te golit, ka reaguar duke pare drejt portes se Moçkes. Por do ishte ky I fundit I cili do shpetonte porten e tij ne tre rastet qe krijuan kuqeblute, ne rastin e goditjes se denimit nga Beqiri, ne goditjen me koke te Vukçeviç dhe gjuajtjen me te majten e Nikoliç. Pikerisht keto tre gjuajtje kane qene perpjekjet e Vllaznise per te barazuar sepse ne fakt nje rezultat 1-1 ne kete ndeshje, do ta kualifikonte ate per ne gjysmefinale ngaqe ndeshja e pare ne Shkoder u pat mbyllur 0-0. Megjithate nuk ka ndodhur keshtu. Kane qene vlonjatet ata qe kane fituar 1-0 dhe me kete rezultat, jane ata ne gjysmefinale. Nga ana tjeter, Vllaznia zhytet edhe me thelle ne krizen e saj duke menduar tashme per te shpetuar nga renia prej kategorise ne kampionat e per kete, duhet te perqendrohet maksimalisht tek ndeshja e se dieles ne Ballsh me Bylisin.
© shkodrasport.com