Vllaznia nuk ia ka dalë dot të kalojë në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Ajo është mundur me rezultatin 1-0 pasditen e së mërkurës në Kamëz dhe skuadra vendase falë golit të shënuar në fushë kundërshtare në ndeshjen e parë, ia ka dalë të kalojë në turin tjetër. Fatin e ndeshjes do ta vendoste goli I shënuar nga Bitri në minutën e 63-të të ndeshjes.
Loja në pjesën e parë, pavarësisht përpjekjeve më të shumta të vendasve, do të mbyllej në barazim pa gola. Në të dytën, u shtuan shpresat se Vllaznia mund t’ia dilte për të ruajtur këtë rezultat, I cili do ta kualifikonte për në turin tjetër, por nuk ia ka dalë.
Në minutën e 63-të, Bitri do të shënonte një gol me vlerë kualifikimi për Kamzën. Pas pësimit të tij, Vllaznia është munduar të reagojë por pa forcën e duhur dhe për rrjedhojë është pajtuar në fund me humbjen dhe eliminimin nga ky kompeticion. Ndeshja ne kete menyre do te mbyllej me fitoren 1-0 te vendasve.
Në këtë mënyrë tashmë ekipi shkodran duhet të fokusohet maksimalisht tek ndeshjet e kampionatit, aty ku dhe ka objektivat e veta për t’u ngjitur në Superligë.
© shkodrasport.com