Pavaresisht entuziasmit ne kampin shkodran, ndodhi ajo qe pritej. Kukesi ka fituar 2-1 brenda ne Shkoder ndajllaznise ne ndeshjen e hapjes se kampionatit. Kane vendosur dy gabime te mbrojtjes kuqeblu ato qe kane vendosur fatin e ndeshjes. Nje takim qe ka nisur me ceremonine e lamtumires se futbollit per dy ish- futbolliste te Vllaznise, Safet Osjen dhe Amarildo Belishen.

Ato jane duartrokitur nga tifozët e pranishëm në stadium por edhe nga presidenti I klubit Roberto Nava. Pas kësaj ceremonie, ka nisur takimi. Ai ka qenë I barabartë deri në minutën e 35-të kur pas një gabimi në mbrojtje, Pero Pejiç kalon në avantazh Kukësin. Reagimi I Vllaznisë është I shpejtë dhe në minutën e 42-të Arenc Dibra me kokë do ta dërgonte topin në rrjetën e portës kundërshtare duke barazuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në të dytën vendasit sërish gabojnë në markim dhe Hysa në minutën e 58-të kalon në avantazh Kukësin. Shala për Vllazninë pak minuta më vonë ka mundësi për të barazuar shifrat por gabon në gjuajtje duke e dërguar topin mbi traversë. Përfundimisht Vllaznia e nis me humbje kampionatin teksa është mundur 2-1 nga Kukësi në ndeshjen e parë. Për trajnerin e saj Baldo Raineri, problematika e skuadrës u shfaq edhe në këtë takim ndërsa për trajnerin e Kukësit Artim Shaqiri, e rëndësishme ishte marrja e tre pikëve. Vllaznia e ka nisur kampionatin jo në mënyrën e duhur megjithatë tashmë pritet që situata të ndryshojë me kalimin e javëve, edhe pas përforcimeve që do bëjë skuadra.
www.shkodrasport.com