Volejbollistët e Vllaznisë nuk kanë arritur dot të fitojnë as trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës, ata janë mundur me rezultatin 3-0 nga Studenti që kësisoj është shpallur fitues i këtij trofeu. Vllaznia është mundur jo pak ta fitojë këtë trofe por në këtë ndeshje finale nuk është ngjitur aty ku pritet. Seti i parë është mbyllur 25-21 ndërsa në të dytin rivaliteti ka qenë më i madh teksa Vllaznia udhëhoqi për një moment edhe 24-23 por pa shënuar pikën e fundit dhe më pas ka qenë sërish Studenti që ka fituar 29-27. Në të tretin ndërkohë, Vllaznia ka arritur për një moment të udhëheqë 21-20 por vetëm kaq sepse në fund është sërish Studenti që përmbys gjithçka duke fituar 25-22 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0. Në këtë mënyrë, kjo skuadër i ka marrë Vllaznisë dy trofetë e parë të këtij sezoni, Superkupën dhe kupën. Tashmë ka mbetur në lojë trofeu i tretë, ai më i rëndësishmi- titulli kampion të cilin shkodranët patjetër duhet ta marrin. Kot nuk thonë, i treti i vërteti!
© shkodrasport.com