Jo vetëm mesfushori brazilian që tashmë dihet se rikthehet në janar në Shkodër, por në sfidën e radhës në kampionat ndaj edhe mbrojtësi afrikan Godfrej Ualusimbi, një nga titullarët e rëndësishëm mungon ndaj Kukësit.
Në sfidën e javës së shkuar në Korçë, Ualusimbi mori kartonin e kuq dhe me sa duket, trajneri Jonuz do ta ketë të vështirë që ta zëvendësoj duke parë edhe fomin mjaft të mirë që lojtari nga Uganda po kalonte në javët e fundit.
Tashmë mbetet për t’u parë, nëse në linjën e majtë do të luajë Gligorov, Marku apo dhe Ruqi. Gjithsesi, sfida me Kukësin kërkon një lojtar natyral në linjën e majtë duke ditur edhe krahët e kuksianëve që kanë kualitete si: Gavazaj e Abazaj, ndërsa shkodranët synojnë të ruajmë vazhdimësinë në këtë ndeshje./Vipsport/