Pas kater fitoresh rradhazi ne kampionat, Vllaznia eshte ndalur ne ndeshjen e rradhes teksa eshte mundur pasditen e sotme nga ekipi kryesues, Goga Basket. Kjo e fundit duke luajtur ne fushen e saj, ka arritur te fitoje ne shifrat 80-72.
Pavaresisht humbjes duhet thene se shkodranet treguan qe mund te rivalizojne si te barabarte me ate qe konsiderohet ekipi me i mire i kampionatit dhe kjo eshte nje garanci qe ne ndeshjet e ardhshme mund t’ia dale te fitoje ndaj tij.
Ne ndeshjen e sotme, loja ne tre periodat e para ka qene thuajse e barabarta, madje edhe Vllaznia ia ka dale te jete ne avantazh ndaj ketij kundeshtari. Dy ekipet shkuan ne pushimin e ndeshjes ne shifrat 53-51 per vendasit.
Ne te treten shkodranet kaluan ne avantazh por nuk arriten ta ruajne ate si rrjedhoje pas disa gabimeve te bera, i kane dhene mundesine Goges te kalonte serish perpara dhe ajo ka ditur ta administroje rezultatin deri ne fund duke e fituar ndeshjen me rezultatin 80-72./SHKODRA-SPORT.COM/