Vllaznia ne volejboll per meshkuj nuk ia ka dale dot te fitoje ndaj Tiranes kampione ne fuqi, ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Federates Shqiptare te Volejbollit. Pasditen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin 3-0 nga bardheblute ne takimin e luajtur ne sallen sportive te Farkes ne kryeqytet.

Por pavaresisht humbjes duhet thene se ekipi shkodran ka bere nje paraqitje te mire, sidomos ne dy setet e para te cilat jane shoqeruar me shume rivalitet. Ne te parin eshte dashur shtesa per t’i dhene fitoren Tiranes ne shifrat 26-24.

Edhe ne te dytin, Vllaznia mundohet te beje me te miren dhe deri diku ia arrin, megjithate pa arritur dot te fitoje sepse jane serish bardheblute te cilet fitojne 25-22.

Kaq ka mjaftuar qe ekipi shkodran ta “dorezoje” setin e trete qe mbyllet ne shifrat 25-14 po per Tiranen qe ne kete menyre e fiton edhe kete set dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0 duke u kualifikuar per ne finalen e ketij kompeticioni.

Por pavaresisht humbjes, duhet thene se paraqitja e ekipit te Vllaznise ne kete ndeshje ka qene shume dinjitoze pavaresisht se ai ka patur te tjera largime edhe ne prag te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/