Ersi Zaganjori debutoi ne ndeshjen e para tre javeve ndaj Partizanit, ndersa dje me Vllaznine luajti per here te pare nje tjeter 18 vjeçar. Behet fjale per sulmuesin anesor Kevin Dodaj.
Ne pjesen e dyte te ndeshjes ndaj Egnatias, kur trajneri Osmani pa qe gjerat nuk po shkonin ashtu si duhet per ekipin, ka hedhur ne fushe te dy keta lojtare njekohesisht, si Dodajn ashtu edhe Zaganjorin.
Dy lojtare te ekipit Vllaznia U19 i cili duket se po e ben ashtu si duhet detyren e tij, per te pergatitur lojtare sa me cilesore per ekipin e pare.
Ndonese ne disavantazh te tre golave, ata treguan personalitet dhe u munduan te korigjojne diçka si ne mesfushe ashtu edhe ne sulm, por gjithsesi rezultati nuk ndryshoi. Megjithate aktivizimi i Dodajt ne kete ndeshje eshte per t’u pergezuar.
Gjithsesi, stafi i “Shkodra Sport” mendon se as per Zaganjorin (debutoi ne humbjen 1-4 ndaj Partizanit) dhe as per Dodajn (debutoi ne humbjen 0-3 ndaj Egnatias), nuk kane momentet e duhura per t’i aktivizuar. Ndoshta kete duhej ta kishin bere edhe ne barazimin ndaj Laçit apo dhe fitoren ndaj Teutes.
Megjithate e rendesishme eshte qe Vllaznia po promovon gjithnje e me teper “produktet” e saj dhe kjo eshte diçka shume e rendesishme. E ardhmja e kuqebluve duket e sigurte…/SHKODRA-SPORT.COM/