Zhgenjimi ka qene i madh ne kampin shkodran ne fundin e ndeshjes se sotme ndaj Partizanit. Nje humbje qe erdhi vetem ne minutat shtese dhe si rrjedhoje Vllaznia doli e mundur nga ky takim nderkohe qe te kuqte iu gezuan trepikeshit.

Megjithate ka patur edhe nje aspekt ne te cilin Vllaznia doli “e fituar”. E kemi fjalen per tifo- grupin “Power 12” i cili e kishte ndeshjen e tij te pare ne mbeshtetje te ekipit shkodran.

Te vendosur ne tribunen C3, ate pas porte ku rrine zakonisht ultrasit, pjestaret e ketij grupimi kane qene shembull pergjate gjithe ndeshjes. Edhe kur skuadra ka pesuar gol, ata nuk kane reshtuar se duatrokituri dhe mbeshteturi futbollistet e Vllaznise.

Shume domethenese edhe banderola qe kishin zgjedhur per te hapur ne nje moment te ndeshjes, aty ku shkruanin: “Qyteti nuk pushtohet me fjale, qyteti pushtohet me shpirt”.

Pergjate gjithe ndeshjes nuk jane ulur njehere ne karrige. Pergjate gjithe ndeshjes nuk kane leshuar asnje sharje, ofendim apo send i forte i hedhur ne fushe. Nje shembull per t’u marre dhe si here e pare qe ishin ne stadium, padyshim qe “e kaluan klasen”.

E sigurte eshte qe Vllaznia tani e tutje do te kete nje grupim tifozesh te cilet do te jene krahu i djathte i saj si ne ndeshjet qe do te luhen ne Shkoder ashtu edhe jashte saj.
www.shkodrasport.com