Opinion nga Roland LUÇI

 

Kur humbet Vllaznia eshte teme diskutimi ne Shkoder, kushdo qofte kundershtari, kushdo qofte gjendja e ekipit. Por kur humbja paraprihet nga akuza per manipulim te ndeshjes, atehere çeshtja behet me brizante. A ka fakte per ngjarje te tilla?
– Sigurisht qe jo dhe per realitetin juridik shqiptar zor se do te kete ndonjehere.
Por jane disa gjera qe me shikim te lire dhe nje analize te thjeshte logjike te asaj qe shihet ne fushe dhe nga tifozi me injorant, nuk kane nevoje per fakte dhe as qe pritet te nxirren fakte se me ze e figure u gjet X-i a Y-i duke i dhene kaq leke njerit a tjetrit lojtar per kaq e aq gola qe duhet te shkaktoje.
FK Skenderbeu sigurisht qe eshte ne qender te diskutimeve per manipulime dhe jo vetem per ndeshjen e fundit. Por ne rastin ne fjale, per ndeshjen e sotme kunder Vllaznise, me duken shashka akuza te tilla per arsyen e thjeshte se korçaret kane ekip me te mire se Vllaznia dhe jane ne gjendje te fitojne kunder ekipit aktual shkodran sa here qe te jete e domosdoshme, perjashto rastesite futbollistike.
Kete tregoi dhe ndeshja sot, epersi e plote ndaj nje ekipi apatik qe nuk kishte force te rrezikonte asnjehere seriozisht porten korçare. Pune tjeter se goli erdhi me teper si rezultat i disa gabimeve ne mbrojtje te shkodraneve, se sa merites se lojtareve korçare.
Ne qender te vemendjes verej se dashje a pa dashje, e ka vene vehten dhe traineri shkodran Armando Cungu me prononcimet e tij radikale per çeshtje te ndryshme duke filluar nga ato financiare, statutore, organizative, teknike, te arbitrimit, te mundesis se doreheqjes e deri te oponionet e tij rreth thashethemeve per manipulim te mundshem te ndeshjes kunder Skenderbeut.
Cungu po gabon ne maredheniet me publikun, me median ne te cilen prononcohet me teper se duhet, per aspekte qe nuk i perkasin eksklusivisht atij si trainer, disa here pa qene nevoja, si se fundi duke “siguruar” hyrjen per fitore ne fushe kunder Skenderbeut si garanci se nuk ka manipulim (?!) dhe realiteti mbas pak ditesh eshte nje paraqitje tjeter, inferiore ndaj kundershtarit, gje qe dhe pritej duke pasur parasysh potencialet reale te ekipit.. Prandaj them qe traineri po gabon ne qendrimet publike duke dale jashte rolit te tij si drejtues teknik i ekipit dhe duke e vene vehten ne epiqendren e diskutimeve te problemeve e situatave per te cilat ai nuk ka pse ndihet pergjegjes.
Po ashtu analizimi i humbjes vetem mbi bazen e analizes se rastit te golit eshte i gabuar, emocional, i nxitur ndoshta nga rrethanat qe shoqeruan Vllaznine dhe ate vete kete kampionat. Nuk mund te eklipsohet loja e dobet dhe te justifikohet humbja ngaqe ne rastin konkret dikush gaboi ne mbrojtje. Rezultati i ndeshjes, humbja e Vllaznise ishte rrjedhim logjik i lojes se zhvilluar dhe kete nuk duhet ta anashkaloje Armandoja. Pohimi i tij se “Vllaznia mund veten, nuk e mposhtin kundërshtarët” me teper se justifikim i humbjeve, eshte pohim i gjendjes reale te dobet te ekipit, gjendje per te cilen traineri ka pergjegjesite e veta, por ne rastin konkret te Vllaznia nuk mund te flasim per pergjegjesi eksplicite te trainerit e aq me teper shkak doreheqje te tij qe per mua eshte nga me te mirët, potencialet e te cilit jane shfaqur per shembull te sukseset me Kukesin te cilat jane akoma te paarritura nga dikush tjeter koleg i tij ne kampionatin shqiptar.
Perveçse me siper mendoj se duhet me teper besim tek ata qe Armandoja vete i quan “lojtare te talentuar” duke ju dhene me teper hapesire kohore ne dispozicion gjate lojes. E kam fjalen per Hebajn ne rastin konkret. Aq me teper po te kihet parasysh se ky kampionat duhet harruar duke e drejtuar vemendjen krahas kujdesit per mbijetese, ne te ardhshmin, ku roli i ketyre talenteve duhet te jete jo me sporadik, por percaktues ne ecurine e ekipit.
Shkodra ka vite qe pret!